Përleshjet te Rruga e Durrësit/ Plagosen dy protestues, përfundojnë te Trauma

Përleshjet te Rruga e Durrësit/ Plagosen dy protestues, përfundojnë te Trauma

Sipas raportimeve në media, sapo kanë mbërritur dy protestues në Spitalin e Traumës të lënduar gjatë përleshjeve përpara Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë Rrugës së Durrësit. Mësohet se të dy të lënduarit janë në gjendje koshiente. Njëri prej tyre i është nënshtruar ekzaminimeve paraprake mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve, ndërsa protestuesi tjetër është shtruar menjëherë në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor nga mjekët e shërbimit të urgjencës. Nuk dihet ende se si kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë, sakaq tensionet dhe përplasjet fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë edhe pasditen e sotme në kryeqytet.