Protesta/ Reagon Ambasada Britanike në Tiranë: E drejta për të protestuar nuk justifikon dhunën dhe dëmtimin e pronës publike!

Protesta/ Reagon Ambasada Britanike në Tiranë: E drejta për të protestuar nuk justifikon dhunën dhe dëmtimin e pronës publike!

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me protestën, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë. Në deklaratë ambasada nënvizon se e drejta për të protestuar nuk mund të përdoret si justifikim për akte dhune apo dëmtimin e pronës publike dhe private. “Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike. Përmes kësaj deklarate, ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve. Ambasada thekson kështu rëndësinë e ruajtjes të së drejtës...