Dy vatra zjarri në Tiranë, tymi i zi mbulon zonën qendrore
Në Tiranë janë regjistruar dy vatra zjarri pranë zonës qendrore të kryeqytetit, duke shkaktuar shtëllunga të dendura tymi të zi që janë përhapur në zonën përreth. Reja e tymit është e dukshme edhe nga distanca të largëta, ndërsa situata në zonë paraqitet e tensionuar. Deri në momentin e raportimit, sipas informacionit të përcjellë, nuk është konstatuar ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve. Nuk ka ende informacion të konfirmuar mbi shkaqet e zjarreve, dëmet e mundshme apo nëse ka persona të lënduar. Zhvillimet vijnë në një kohë kur kryeqyteti po përballet me tensione dhe përplasje gjatë protestës pranë Ministrisë së Arsimit.
Burimi:
ntv.al