Digjet për herë të dytë Iute Credit, studentët nuk mjaftohen me leksionin e djeshëm për bandën e fajdexhinjve

Digjet për herë të dytë Iute Credit, studentët nuk mjaftohen me leksionin e djeshëm për bandën e fajdexhinjve

iutecredi ne flake TIRANË- Situata në 'Rrugën e Durrësit" ka dalë jashtë kontrollit, teksa i është vënë zjarri filialit 'IuteCredit'. Siç shihet në pamjet e siguruara nga ZËRI, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa të frikshme dhe duke rrezikuar edhe godinat përreth.     View this post on Instagram   Ndërkohë, ngjitur me biznesin që iu vu flaka, një tjetër biznes është dëmtuar, pasi protestuesit i kanë thyer xhamat me gurë. Mbrëmjen e djeshme, protestuesit e shkatërruan dhe i morën mobiliet për t’i djegur në rrugë. Në një prej episodeve që tërhoqi vëmendje, ishte teksa njëri prej protestuesve shkatërroi bankomatin. /ZËRI