“Vetëdeklaroni ndërtimet pa leje”, nëse nuk bëhet brenda 6 muajve, objekti konfiskohet

“Vetëdeklaroni ndërtimet pa leje”, nëse nuk bëhet brenda 6 muajve, objekti konfiskohet

Ata që kanë ndërtime pa leje do të duhet t’i vetëdeklarojnë ato, në të kundërt humbasin të drejtën e parablerjes dhe objekti konfiskohet. “E drejta e parablerjes është e parashikuar në ligj, ndryshimi është që vendosim një kufi për këtë proces. Në ligjin ekzistues e drejta e parablerjes vazhdon për çdo objekt që konfiskohet, me miratimin e ndryshimeve ligjore, ky proces do të përfundojë, për të vendosur kufi edhe për paligjshmërinë e ndërtimeve pa leje. Pra, brenda 6 muajve, subjektet që kanë ndërtuar pa leje në objekte me leje ndërtimi, do t’i nënshtrohen  të drejtës së parablerjes. Ata që nuk deklarojnë më pas do të kalojnë direkt në konfiskim. Sigurisht edhe në konfiskim përsëri do t’i kalojë shtetit objekti, por nuk kanë më të drejtë...