Ish-drejtori i Kadastrës në burg, 715 mijë euro sekuestrohen pas hetimit për pronat
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, dhe 49-vjeçarin Ervin Habilaj, të dyshuar për përfshirje në falsifikim dokumentesh dhe përfitim të paligjshëm pronash. Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për 40-vjeçarin Emiljano Ruko, ish-topograf pranë ASHK-së Fier. Sipas hetimeve të autoriteteve, tre personat dyshohet se kanë bashkëpunuar për regjistrimin e rreth 71.7 hektarëve tokë në zonat e Levanit dhe Dërmënasit, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Në kuadër të hetimit është sekuestruar edhe shuma prej 715,976 eurosh, e cila ndodhej në një llogari bankare në emër të Ervin Habilajt. Prokuroria vijon hetimet për dokumentimin e plotë të skemës dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë...
Burimi:
ntv.al