I kërkuar prej 25 vitesh për tri vrasje, arrestohet në New York shqiptari
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në New York, pasi kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet shqiptare për tri vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës. Bëhet fjalë për Valentin Ftonin, i cili, sipas policisë, ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2001 dhe është dënuar dy herë me nga 25 vjet burgim për këto krime. Sipas autoriteteve amerikane, Ftoni u lokalizua pas një hetimi të nisur në gusht, bazuar në informacionet e përcjella nga INTERPOL Tirana. Ai dyshohet se kishte jetuar në SHBA në mënyrë të paligjshme dhe duke përdorur disa identitete të rreme. Pas arrestimit, ai është vendosur në paraburgim federal, në pritje të procedurave të emigracionit. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e bashkëpunimit ndërkombëtar me agjencitë ligjzbatuese amerikane Arrestohet në Nju-Jork...
Burimi:
ntv.al