Alarm për virozat dhe gripin! Nis aplikimi i vaksinës, 280 mijë doza për të shmangur komplikacionet

Alarm për virozat dhe gripin! Nis aplikimi i vaksinës, 280 mijë doza për të shmangur komplikacionet

Me fillimin e vjeshtës dhe uljen e temperaturave, një sërë virozash janë në qarkullim. Por gripi sezonal ende nuk ka ardhur, thonë ekspertët e shëndetit publik. Ndaj, sipas tyre, kjo periudhë mund të shfrytëzohet për vaksinimin dhe mbrojtjen ndaj tij. 280 mijë doza vaksine trevalente janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, për të siguruar mbrojtjen e popullatës më të rrezikuar nga komplikacionet e gripit të stinës, informon A2CNN. Referuar vendeve të hemisferës tjetër, që tashmë po dalin nga dimri, edhe këtë vit pritet të jenë në qarkullim tre tipe të virusit të gripit: A(H1N1), A(H3N2) dhe varianti B. Këto viruse nuk janë të panjohura për popullatën tonë, pasi qarkullojnë prej vitesh gjatë sezonit të dimrit. Edhe vaksina e këtij viti përmban shtamet...