Kryeministri Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, zbardhet agjenda

Kryeministri Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, zbardhet agjenda

edi rama KORE E JUGUT- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut. Në vizitën 4 ditore, 17-21 maj, Rama do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe delegacioni. Vizita synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe zgjerimin e partneritetit, në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin. Sipas agjendës, mësohet se pas mbërritjes së tij në Seul, kreu i qeverisë shqiptare do të jetë i ftuar në një darkë mirëseardhjeje të organizuar nga Qendra për Lidershipin Aziatik dhe Klubi Harvard i Koresë, organizata të angazhuara në promovimin e lidershipit, arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Azi. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të politikës, qeverisë dhe biznesit korean, ndërsa Kryeministri do të zhvillojë...