Nurellari: Afrimi i tepruar i Ramës me Beogradin ul pozicionin negociues të Kosovës
I ftuar në një lidhje Skype në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri Tv, analisti politik Adri Nurellari u shpreh se kriza politike në Kosovë dhe shmangia e dialogut po dobësojnë pozitën e Prishtinës në arenën ndërkombëtare.“Kurti nuk do të futet në dialog. Kurti i largohet dialogut si djalli temjanit”, deklaroi Nurellari, duke theksuar se ndërsa Kosova po humbet terren diplomatik, Serbia po e shfrytëzon këtë vakum për t’u faktorizuar ndërkombëtarisht.Nurellari kritikoi edhe politikën e jashtme të Tiranës, duke deklaruar se afrimi i Edi Ramës me Beogradin po dëmton pozicionin e Kosovës.“Problemi i politikës së jashtme i Ramës është afrimi i tepruar me Beogradin, që e ul pozicionin negociues të Kosovës”, u shpreh ai.Nurellari theksoi se Shqipëria duhet ta kushtëzojë marrëdhënien me Serbinë me...
Burimi:
syri.net