“Mund të ketë debate, por jo deri këtu”! Alban Xhaferi goditi me grusht arbitrin, reagon FSHF
FSHF ka reaguar për incidentin e ndodhur në ndeshjen Elbasani-Vllaznia. Një ndeshje që prodhoi shumë diskutime pas anulimit të dy golave të Vllaznisë, në takimin që përfundoi në shifrat 1-1. Menjëherë pas mbylljes së këtij takimi, qarkulloi lajmi se presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, goditi me grusht asistentin e arbitrit të ndeshjes. Ndërkohë FSHF ka reaguar menjëherë për këtë ngjarje. “Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë incidentin e rëndë të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia, ku Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka goditur fizikisht një prej asistentëve të arbitrit të ndeshjes. Një akt i tillë është absolutisht i papranueshëm dhe nuk ka asnjë vend në futbollin shqiptar. Dhuna ndaj arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjes përbën një cenim të rëndë të integritetit të...
Burimi:
sportekspres.com