Rei Manaj i shënon Batmanit, goli i tretë në këtë sezon të ri

Rei Manaj i shënon Batmanit, goli i tretë në këtë sezon të ri

Rei Manaj ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot golin e 3-të në 4 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon të ri. Manaj gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 32-të, kur edhe arriti të zhbllokonte rezultatin. Megjithatë, goli i Manajt nuk u përkthye në pikë për Sivasporin. Karadenizi në minutën e 92-të dhe Bernardo Souza 2 minuta më vonë përmbysën ndeshjen dhe i dhanë Batmanit fitoren 2-1./Sport Ekspres/