“KF Vllaznia nuk kërkon privilegje dhe nuk kërkon favorizim”, klubi kuqeblu reagon pas ndeshjes në Elbasan
Klubi i Futbollit Vllaznia, pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani – KF Vllaznia, zhvilluar sot në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfunduar me rezultatin 1–1, e konsideron të domosdoshme të bëjë publik shqetësimin e tij për disa episode dhe rrethana që ndikuan negativisht në klimën sportive dhe mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje.Së pari, pavarësisht se ndeshja, në zbatim të vendimit të organeve disiplinore, duhej të zhvillohej pa praninë e spektatorëve, në tribunën VIP ishin të pranishëm persona të cilët, gjatë gjithë ndeshjes, fyen dhe provokuan vazhdimisht lojtarët dhe përfaqësuesit e KF Vllaznia.Përballë kësaj situate, Klubi ynë konstatoi mungesën e reagimit të nevojshëm nga personat përgjegjës për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjes. Një situatë e tillë është e papranueshme, veçanërisht në një takim që, sipas vendimit disiplinor,...
Burimi:
sarandanews.com