MINUTA E FUNDIT – Dy persona në Karmë të Vau Dejësit bien në kontakt me rrymën elektrike, vdes 40- vjeçari

MINUTA E FUNDIT – Dy persona në Karmë të Vau Dejësit bien në kontakt me rrymën elektrike, vdes 40- vjeçari

Në fshatin Karmë, shtetasi Sokol Preka, 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi David Deda, 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.Si pasojë, shtetasi Sokol Preka ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa shtetasi D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Post navigation