Ndezi zjarrin në fshatin Tërbaç, pranga 25-vjeçarit në Himarë
Një 25-vjeçar është arrestuar në Himarë, pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr në fshatin Tërbaç, i cili më pas është përhapur deri në territorin e fshatit Vranisht. Ngjarja është regjistruar më 26 gusht, në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç. Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mbështetur forcat zjarrfikëse për vënien nën kontroll të flakëve. Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka përfshirë edhe territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore. Pas veprimeve hetimore, blutë kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç. Himarë/Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç, i cili...
Burimi:
argjiroja.net