Situata e tensionuar në fund të takimit, Vllaznia del me reagim zyrtar pas asaj që ndodhi në “Elbasan Arena”
Elbasani dhe Vllaznia u ndanë në barazim 1-1, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 2-të në Abissnet Superiore. Në minutat shtesë të pjesës së dytë, Vllaznia iu anulluan dy gola për pozicion jashtë loje, gjë që solli acarimin e trajnerit Edi Martini, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Fundi i ndeshjes u shoqërua me tensione të shumta. Klubi i Vllaznisë ka reaguar pak më parë përmes një deklarate për shtyp ku dënon situatën e ndodhur sot dhe distancohet nga çdo lloj dhune. “Klubi i Futbollit Vllaznia, pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani – KF Vllaznia, zhvilluar sot në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfunduar me rezultatin 1–1, e konsideron të domosdoshme të bëjë publik shqetësimin e tij për...
Burimi:
telesport.al