Milan bën goditjen e radhës në merkato. Kuqezinjtë forcojnë sulmin me 22-vjeçarin që vjen nga Premier League
29 Gusht 2026 21:34 Telesport Milan ka gjetur gjuhën e përbashkët me Nottingham Forest për transferimin e Omari Hutchinson, në formë huazimi, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit të ardhshëm. Kuqezinjtë do të mbulojnë pagën e 22-vjeçarit. Ai mbulon anën e djathtë të sulmit. Kujtojmë se Nottingham Forest bleu Hutchinson nga Ipswich Town vetëm verën e kaluar për 43 milionë euro me një kontratë që vlen deri në qershor 2030. Sezoni i parë i Hutchinson te Nottingham Forest ishte shumë zhgënjyes, vetëm me një gol dhe 7 asiste. Pas këtij sezoni zhgënjyes, Hutchinson shpreson të shkëlqejë në Serie A.
Burimi:
telesport.al