Abissnet Superiore: Laçi spektakël ndaj Partizanit, një shkodran ndal Vllazninë në Elbasan (video)

Abissnet Superiore: Laçi spektakël ndaj Partizanit, një shkodran ndal Vllazninë në Elbasan (video)

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për javën e dytë në “Abissnet Superiore”. Në “Arenën e Demave”, Partizani është mundur 1-2 nga Laçi. Sfida u zhbllokua që në minutën e 7-të, ku pas një gabimi të David Atanaskoski, ishte Stiven Bibo i cili realizoi një gol spektakolar, me një goditje të bukur me të jashtmen nga jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN Minutat në vijim ishin më të mira për kurbinasit, që patën disa raste me Hajrrulah Tolën dhe Sandër Kalaj, por pa i shfrytëzuar dot siç duhej. Në minutat e fundit shtesë, Partizani mbetet me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq ndaj Albion Markut, pas ndërhyrjes së rëndë ndaj kundërshtarit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Laçin. Në minutën e 74-të, Stiven Bibo dyfishoi shifrat,...