Ministri i Brendshëm mbledh prefektët, jep porositë e Ramës për “Besën”

Ministri i Brendshëm mbledh prefektët, jep porositë e Ramës për “Besën”

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me prefektët e 12 qarqeve të vendit. Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i komunikimit me qytetarët dhe rritja e përgjegjshmërisë së administratës publike në territor. Përmes prefektëve, të cilët përbëjnë një hallkë kyçe të shtetit në çdo qark, ministri përcolli porositë e Kryeministrit për një komunikim profesional, korrekt, të besueshëm dhe të shpejtë me qytetarët. Lamallari theksoi se çdo ditë qytetarë të shumtë i drejtohen institucionit të Prefektit për shërbime, informacion ose zgjidhje të problematikave që prekin jetën e tyre. Prandaj, çdo kërkesë dhe çdo shqetësim duhet të trajtohet me vëmendjen dhe seriozitetin e duhur. “Çdo shqetësim apo kërkesë për informacion i qytetarëve meriton vëmendje. Ne kemi detyrimin të përgjigjemi dhe të japim zgjidhje”,...