Shpërtheu bombola e gazit në banesë, Dëshmia e të afërmit: Familja Kola kishte ardhur nga Italia për dasmën e mbesës!

Shpërtheu bombola e gazit në banesë, Dëshmia e të afërmit: Familja Kola kishte ardhur nga Italia për dasmën e mbesës!

Familja Kola jetonte në Itali dhe këtë verë kishte ardhur në banesën e tyre, në fshatin Markatomaj të Lezhës jo vetëm për pushime, por dhe për të marrë pjesë në gëzim familjar. Kryefamiljari Saimir Kola do të martonte nesër mbesën e tij, vajzën e vëllait. Por  mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30 në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer bombola e gazit duke shkaktuar plagosen e 6 pjesëtarëve të familjes, mes tyre dhe dy fëmijë. Si pasojë e shpërthimit, kanë marrë dëmtime dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës, shtetasi S. K., 40 vjeç, si dhe shtetaset L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe, informoi policia. Në dëshminë e të afërmve që Syri ka siguruar mësohet...