Stuhia e breshërit sa topat e golfit godet Zyrihin, disa të lënduar dhe dëme materiale në banesa e makina
Banorët e qyteteve Winterthur dhe Ueteland, në kantonin e Zyrihut, u përballën me një fenomen të pazakontë moti. Stuhia e breshërit goditi zonën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe disa të lënduar. Sipas informacioneve nga “Tages-Anzeiger”, disa nxënës të shkollave fillore pësuan gërvishtje, ndërsa u dëmtuan dritaret dhe çatitë e shtëpive, ndërtesave dhe objekteve shkollore. Edhe automjetet pësuan dëme, ndërsa në disa raste kokrrat e breshërit, që ishin në madhësinë e topave të golfit ose tenisit, çanë xhamat dhe shkaktuan dëmtime në automjete. Disa automjete që po udhëtonin në autostradë gjatë stuhisë u detyruan të ndalonin në korsinë e emergjencës për shkak të dëmeve të shkaktuara nga breshëri. Sipas MeteoSwiss, bëhet fjalë për një fenomen jashtëzakonisht të rrallë moti. Erërat e forta arritën shpejtësi...
Burimi:
syri.net