Përfaqësuesi i Diasporës: Na quani turistë, duam përfaqësim në Parlament

Përfaqësuesi i Diasporës: Na quani turistë, duam përfaqësim në Parlament

Një përfaqësues i diasporës ka marrë fjalën në protestën e 91-të të zhvilluar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë. Në fjalën e tij, ai renditi disa nga kërkesat që, sipas tij, diaspora shqiptare ka ndaj institucioneve. Ai kërkoi që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të mos trajtohen si “turistë”, por si qytetarë shqiptarë. “Na quani qytetarë shqiptarë, mos na quani turistë”, u shpreh ai, duke theksuar kontributin e diasporës për Shqipërinë. Një tjetër kërkesë e rëndësishme ishte garantimi i plotë i votës së diasporës. Sipas tij, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit duhet të kenë mundësi të votojnë me dokumente shqiptare. Ai kërkoi gjithashtu përfaqësim të diasporës në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas përfaqësuesit, komunitetet shqiptare në vende të ndryshme përballen me problematika të ndryshme dhe kanë nevojë...