E rëndë te Vau i Dejës/ Bien në kontakt me rrymën, vdes roja i lokalit, rëndë elektriçisti

E rëndë te Vau i Dejës/ Bien në kontakt me rrymën, vdes roja i lokalit, rëndë elektriçisti

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Karmë në bashkinë e Vaut të Dejës. Roja i një lokali bar-kafe dhe një elektriçist dyshohet se se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë, Sokol Preka, i cili punonte si roje në lokalin bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Ndërsa David Deda, elektriçist ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mbetet ende e paqartë rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vau i Dejës/Informacion paraprak Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S.,...