“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në
Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të mos rikthyer gjyqtarët serbë që u larguan nga institucionet në vitin 2022 ka sjellë reagimin e Uashingtonit, një ditë pasi Bashkimi Europian e cilësoi atë të papajtueshëm me ligjin dhe sundimin e ligjit. Ambasada amerikane në Prishtinë i kërkoi qeverisë së Kosovës të garantojë që qytetarët serbë të kenë mundësi të barabarta për t’u përfaqësuar në institucione dhe për të marrë pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të vendit. “Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve në institucione. Presim që qeveria e Kosovës të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta dhe të mund të marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të Kosovës. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë”, deklaroi...
Burimi:
javanews.al