Vau i Dejës/ Dyshohet se ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 40-vjeçari, në gjendje të rëndë elektricisti
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karmë të Vaut të Dejës. Dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe. Sokol Preka, 40 vjeç, roje i lokalit ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa David Deda, elektricist ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. “Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë, shtetasi S. P. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa shtetasi D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor, nën drejtimin...
Burimi:
javanews.al