U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy persona në Korçë
Një konflikt është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se dy persona janë konfliktuar me lopata dhe mjeteve të forta. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv