Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona
Qyteti i Kremonës në Itali, është goditur nga një tornado e shoqëruar me breshër dhe erëra të forta. Sipas mediave italiane, moti i keq ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona. Mes ndërtesave të prekura janë Katedralja dhe Bashkia. Nga fuqia e stuhisë është dëmtuar rëndë çatia e njërës prej majave të Katedrales, ndërsa është shembur edhe çatia e kullës qytetare të Bashkisë, e cila përbën një nga gjurmët e mbetura të ndërtesës së vjetër të qytetit. Sipas raportimeve, rreth 40 persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit raportohet se kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa në një rast më serioz, një automjet është goditur nga një pemë e rrëzuar në Via Giuseppina, në periferi të Kremonës. Personat që ndodheshin brenda makinës janë nxjerrë...
Burimi:
vizionplus.tv