Gazetari gjerman, Martens: Lavdërimi i Ratko Mlladiçit në Serbi është i turpshëm
Gazetari gjerman Michael Martens e ka quajtur 'të turpshëm' glorifikimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiç, nga Serbia. “Glorifikimi i personit dhe veprave të Ratko Mlladiqit është i turpshëm”, ka shkruar Martens. Ai reagoi dhe ndaj ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Draškoviç, për qëndrimet e këtij të fundit ndaj së kaluarës nacionaliste të Serbisë. “Ai flet në një mënyrë vërtet presidenciale. Ai është shembull i një njeriu që i ka tejkaluar në mënyrë të besueshme gabimet e tij të hershme nacionaliste”, ka shkruar Martens. Deklarata vjen në një kohë kur në Serbi vazhdojnë debatet për trajtimin publik të figurës së Ratko Mlladiçit, i dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë.
Burimi:
syri.net