Dëgjoi zëra apo e kishte planifikuar? Bashkëshorti doli të blinte ushqim, ajo mbyti tre fëmijët! Ja historia tronditëse e Lindsay Clancy dhe dilema që po ndan SHBA-në
Më 24 janar 2023, Patrick Clancy u largua për pak minuta nga shtëpia e tij në Duxbury të Massachusettsit për të marrë ushqim dhe ilaçe. Kur u kthye, gjeti bashkëshorten, Lindsay, të plagosur rëndë në oborr. Ajo kishte prerë veten dhe ishte hedhur nga dritarja e katit të dytë. Patrick e pyeti menjëherë për tre fëmijët e tyre. Përgjigjja e saj ishte vetëm: “Janë në bodrum”. Ai zbriti me vrap dhe gjeti Corën 5-vjeçare, Dawsonin 3-vjeçar dhe Callanin vetëm 8 muajsh, të mbytur me shirita ushtrimesh. Dy fëmijët më të mëdhenj kishin vdekur. Foshnja ishte ende gjallë, por ndërroi jetë në spital tri ditë më vonë. Vrasjet nuk i kreu një person që kishte hyrë fshehurazi në shtëpi. Lindsay Clancy, nëna e fëmijëve dhe infermiere në...
Burimi:
javanews.al