Ministri Hoxha: Alpet shqiptare, një thesar natyror që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është shprehur se Alpet shqiptare kanë potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor dhe ekonomisë lokale. Teksa publikoi pamje nga Tamara, Lepusha dhe Vermoshi, Hoxha theksoi rëndësinë e promovimit të bukurive natyrore dhe traditave të këtyre zonave. Sipas tij, turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë dhe mund të shërbejë si një model zhvillimi të qëndrueshëm për komunitetet lokale. Ministri përmendi gjithashtu Paketën e Maleve si një nismë që synon të kthejë pasuritë natyrore e kulturore në mundësi të reja zhvillimi. Hoxha e lidhi këtë proces edhe me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke nënvizuar rëndësinë e infrastrukturës, mbrojtjes së mjedisit dhe standardeve evropiane. Në fund të postimit të tij, ai shkroi: “Në zemër të...
Burimi:
javanews.al