“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon për shkarkimin e Ristanit: Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës!
Kryeministria ka reaguar lidhur me vendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin e kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Në reagimin zyrtar, qeveria i referohet vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se Veliaj vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe se ushtrimi i mandatit të tij lidhet edhe me të drejtën e zgjedhësve të kryeqytetit.Lexo edhe :Related Posts Kryeministria nënvizon gjithashtu se situata e krijuar në bashki është pasojë e mungesës së kryebashkiakut në detyrë për shkak të qëndrimit të tij në qeli. Reagimi: Për këtë çështje ka folur Gjykata Kushtetuese dhe vendimi i saj është i qartë: Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ushtrimi i mandatit nga ana e vet, nuk është një e drejtë thjesht...
Burimi:
vizionplus.tv