ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve: Gjoba deri në 200 mijë lekë për qytetarët që hedhin mbeturina nga automjetet
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të ketë zero tolerancë ndaj ndotjes së rrugëve, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për qytetarët që hedhin mbetje nga automjetet. Sipas ARRSH-së, hedhja e shisheve, qeseve apo çdo lloj mbetjeje tjetër nga automjeti përbën shkelje të ligjit, e si pasojë mund të gjobiten me 65 mijë deri në 200 mijë lekë. ARRSH bën me dije se, në ditët në vijim, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të intensifikohen kontrollet përmes kamerave inteligjente përgjatë rrjetit rrugor, me synim identifikimin e personave që hedhin mbetje nga automjetet. Njoftimi i ARRSH: ZERO TOLERANCË NDAJ NDOTJES SË RRUGËVE! Rrugët e Shqipërisë nuk janë kosh plehrash. Në një kohë kur mijëra qytetarë dhe turistë udhëtojnë çdo ditë nëpër vend, nuk do të tolerohet...
Burimi:
vizionplus.tv