Vatër zjarri në fshatin Cudhi në Malësinë e Krujës, flakët po përhapen me shpejtësi

Vatër zjarri në fshatin Cudhi në Malësinë e Krujës, flakët po përhapen me shpejtësi

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme mes vendit të quajtur Kroi i Madh dhe fshatit Cudhi në Malësinë e Krujës. Sipërfaqe të mëdha me shkurre e pemë të ndryshme po digjen nga flakët që po përhapen me shpejtësi. Për shkak të terrenit është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse dhe e vetmja mënyrë për të lokalizuar flakët është ndërhyrja nga ajri.  Deri në këto momente nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e strukturave ndërsa  zjarri vijon të përhapet i favorizuar nga era.