Odiseja e dy dezertorëve rusë: Nga mbështetja e luftës te arratisja me kajak nëpër Detin të Zi

Odiseja e dy dezertorëve rusë: Nga mbështetja e luftës te arratisja me kajak nëpër Detin të Zi

North.Realities  dhe Mykyta Peretiatko “A e ndien erën?”, tregon Alisa Sadovnikova se e pyeti bashkëshortin e saj, Sergei, teksa lundronin me mjetin e tyre - një kajak me një velë të improvizuar - nga ujërat ruse drejt ujërave turke, një mëngjes të këtij qershori. “Ka erë lirie”. Dy rusët, që kishin dezertuar nga njësitë e tyre në mes të luftës së Moskës kundër Ukrainës, po përjetonin një udhëtim të dëshpëruar tetëditor nëpër Detin e Zi, me shpresën për t’i shpëtuar policisë ushtarake ruse dhe për të arritur në Evropë, pas më shumë se 18 muajsh në arrati. Nën kërcënimin e vazhdueshëm të zbulimit nga anijet dhe dronët që kalonin pranë, Sadovnikovët përshkuan më shumë se 330 kilometra në det, duke i mbijetuar katër stuhive në ujëra...