‘Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe’- Vuçiç në hapjen e një fabrike kineze në Serbi
Serbia do të prezantojë përdorimin e parë të robotëve kinezë në ushtrinë e vendit brenda dy javëve, tha presidenti Aleksandar Vuçiç të shtunën në Shabac, ku u hap një fabrikë robotësh. Kjo fabrikë u ndërtua në partneritet midis dy investitorëve kinezë, kompanive Minth dhe AGIBOT. "Do t'i shihni në veprim pas 15 ditësh. Jam krenar t'jua njoftoj për këtë. Do t'i shihni jo vetëm duke ecur, por edhe duke përdorur armë, armë shumë serioze", tha Vuçiç gjatë një vizite në fabrikë. Ai shtoi se robotët që do të përdoren nga ushtria serbe po testohen në Shabac. Vuçiç theksoi se roboti është i pajisur me kamera dhe sensorë që e ndihmojnë të përgatitet, të përshtatet dhe të lundrojë në terren. Fabrika e robotëve humanoid në Serbinë perëndimore...
Burimi:
syri.net