Vuçiç: Aktgjykimi ndaj Thaçit do të jetë kryesisht lirues
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se vendin e tij e presin “ditë jo të lehta politike”, duke pretenduar se aktgjykimi ndaj ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, do të jetë kryesisht lirues lidhur me akuzat për krime ndaj serbëve, transmeton Anadolu. Presidenti serb, raportojnë mediat lokale, tha se shpallja e aktgjykimit ndaj Thaçit është planifikuar për më 16 shtator. “Na presin ditë jo të lehta politike. Të gjithë ata që morën pjesë në krime kundër serbëve në territorin e ish-Jugosllavisë gjithmonë liroheshin ose gjoja dënoheshin, ndërsa më pas në vendimet e shkallës së dytë merreshin vendime të tjera dhe këta njerëz liroheshin”, tha Vuçiq. Duke folur për çështjen ndaj Thaçit, Vuçiq pretendoi se aktgjykimi do të jetë i tillë që...
Burimi:
syri.net