Mineralet strategjike/ Kili, Argjentina, Bolivia dhe Peru nënshkruajnë pakt bashkëpunimi

Mineralet strategjike/ Kili, Argjentina, Bolivia dhe Peru nënshkruajnë pakt bashkëpunimi

Kili, Argjentina, Bolivia dhe Peru kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin rajonal për mineralet strategjike, veçanërisht bakrin dhe litiumin, transmeton Aandolu. Deklarata synon të nxisë investimet e përgjegjshme, të forcojë zinxhirët rajonal të furnizimit dhe të thellojë bashkëpunimin në fushën e informacionit gjeologjik, rregullimit dhe zhvillimit teknologjik. Sipas raportimeve, katër vendet synojnë të përfitojnë nga pasuritë e tyre minerare dhe të forcojnë pozicionin e tyre si furnizues global të burimeve që konsiderohen kritike për tranzicionin energjetik dhe industri të tjera strategjike. Ministri i Ekonomisë dhe Minierave i Kilit, Daniel Mas, tha se kërkesa në rritje e lidhur me tranzicionin energjetik dhe zgjerimin e inteligjencës artificiale mund ta rrisë kërkesën globale për minerale kritike me 400 deri në 600 për qind gjatë...