Zjarri në Vranisht të Himarës, flakët djegin edhe banesën e dytë, situata mbetet ende kritike! Aksion nga ajri dhe toka (VIDEO)

Zjarri në Vranisht të Himarës, flakët djegin edhe banesën e dytë, situata mbetet ende kritike! Aksion nga ajri dhe toka (VIDEO)

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë që prej mesditës së sotme fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë, duke krijuar një situatë të vështirë për banorët dhe strukturat e emergjencave. Flakët janë shfaqur rreth orës 12:00 dhe të favorizuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme. Zjarri ka përfshirë disa hektarë me pisha dhe sipërfaqe pyjore, ndërsa flakët kanë përparuar edhe në zona me shkurre, barishte dhe pemëtari. Terreni i vështirë dhe era e fortë po e bëjnë të komplikuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit. Flakët kanë prekur edhe dy banesa në Vranisht. Një prej tyre është e pabanuar dhe është përfshirë nga zjarri,...