Nga Dibra në Gjirokastër, Shqipëria në luftë me flakët! Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra ende aktive, nuk ka rrezik për banorët! Zonat problematike
Dita e sotme ka qenë kritike për situatën e zjarreve në Shqipëri, ndërsa numri i vatrave është dyfishuar nga mesdita deri në orët e mbrëmjes. Ministria e Mbrojtjes përditësoi situatën e zjarreve në vend. Sipas informacionit operacional të datës 28.08.2026, ora 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 17 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 5 janë shuar plotësisht. Vatrat aktive: * Mali i Dajtit, Tiranë – vijojnë tre vatra të riaktivizuara në zonën e Qafë Priskës dhe kreshpën e malit. Në terren janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe AZM. * Qafë e Helmës, Bulqizë – zjarr në shkurre dhe pisha; po punohet me prita dhe pompa shpine. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. * Vajkal, Bulqizë...
Burimi:
javanews.al