Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë
Dhjetëra hektarë me pyje, ullishte, pemëtari dhe kultura bujqësore janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në Tepelenë. Ekipi i MZSH Tepelenë vijon të ndodhet në terren, në betejë me flakët për të evituar përhapjen e tyre. Situata mbetet serioze dhe kërkon kujdes maksimal. Ndërkaq bashkia Tepelenë u ka bërë thirrje banorëve të zonës të tregohen të kujdesshëm, të mos afrohen pranë vatrave të zjarrit dhe të zbatojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.
Burimi:
vizionplus.tv