Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës
Punonjësve të administratës publike u është dhënë mundësia të aplikojnë për 300 kredi me interes 0 për blerje banese, proces i cili sapo ka nisur. Sipas drejtoreshës së strehimit në ministrinë e Ekonomisë Dardana Grabovaj, aplikimet do të kryhet nëpërmjet e-Albania dhe më pas do të shqyrtohen nga grupet e specializuara në 5 ministrit që përfitojnë kuotat e përcaktuara. “Janë 70 kuota për Ministrinë e Brendshme, 70 kuota për Ministrinë e Mbrojtjes, 70 kuota për Ministrinë e Shëndetësisë dhe 20 kuota për Ministrinë e Drejtësisë, për Policinë e Burgjeve. Ndaj, unë ftoj të gjithë punonjësit e administratës publike të aplikojnë në sistemin e-Albania, në dritaren e posaçme për kredinë e lehtësuar”, u shpreh Grabovaj. Për të përfituar nga skema, aplikantët duhet të mos kenë banesë...
Burimi:
javanews.al