Shpopullimi/ 77% e territorit të qarkut Gjirokastër e pabanuar, Korça kryeson në rang vendi

Shpopullimi/ 77% e territorit të qarkut Gjirokastër e pabanuar, Korça kryeson në rang vendi

Shpopullimi vijon të boshatisë Shqipërinë. Mbi gjysma e territorit të vendit rezulton pa banorë, ndërsa popullsia po përqendrohet gjithnjë e më shumë në qytetet dhe zonat urbane. Korça kryeson me mbi 80% të territorit të pabanuar, e ndjekur nga Gjirokastra, Vlora dhe Kukësi. Fenomeni është më i theksuar në zonat malore dhe periferike, duke ngritur shqetësime për të ardhmen e vendbanimeve dhe funksionalitetin e territorit. Shpopullimi po godet dhe po boshatis vendin tonë, duke lënë gjurmë të forta në hartën demografike të Shqipërisë. Një pjesë e madhe e territorit të vendit është tashmë pa banorë, ndërsa popullsia është përqendruar gjithnjë e më shumë në qytetet dhe zonat urbane. Rasti më ekstrem është Qarku i Korçës, ku mbi 80% e territorit rezulton pa popullsi banuese. Korça...