8 vatra zjarri ende aktive në vend, 2 në qarkun Gjirokastër
Tetë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e Shqipërisë, ndërsa katër të tjera janë nën mbikëqyrje dhe pesë janë shuar plotësisht. Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Mbrojtjes, bazuar në informacionin operacional të orës 20:00 të datës 28 gusht 2026. Në disa prej vatrave situata vijon të menaxhohet nga forcat zjarrfikëse dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, ndërsa në zonat më të vështira është kërkuar edhe ndërhyrja e Forcave të Armatosura nga ajri. Në Malin e Dajtit, në Tiranë, vijojnë tre vatra të riaktivizuara në zonën e Qafë Priskës dhe në kreshpën e malit. Në terren janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Në Qafë të Helmës, Bulqizë, zjarri po përhapet në shkurre dhe pisha. Forcat në...
Burimi:
argjiroja.net