Nga festa e fejesës në tragjedi, ndërron jetë 25-vjecarja që pësoi djegie nga zjarri te hoteli në Vlorë
Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja që pësoi djegie në mbi 85% të sipërfaqes së trupit pas zjarrit në hotelin ‘Brooklyn’ në Vlorë, ka ndërruar jetë. Mes dhimbjes dhe lotëve familjarë dhe miq do t’i japin të resë lamtumirën e fundit në Durrës, vendi ku jetonte. Sipas mediave Ana Dyrmishi kishte kishte shkuar në Vlorë me të fejuarin e saj Arnaldon, për të festuar ditën e parë zyrtare të fejesës. Një udhëtim që duhej të ishte një nga momentet më të bukura të çiftit, u shndërrua në një tragjedi, pasi hoteli në Lungomare u përfshi nga zjarri mëngjesin e 16 gushtit. Në përpjekje për të shpëtuar, pushuesit u detyruan të hidheshin edhe nga ballkonet për t’u shpëtuar flakëve. Ana pësoi djegie në rreth 85% të trupit. E reja...
Burimi:
argjiroja.net