Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor
Leonardo Sinani, 26 vjeç, është identifikuar nga grupi hetimor si një nga personat që dyshohet se organizuan dhe kryen vjedhjen e banesës së xhaxhait të tij, Durim Sinani, nga ku më 14 gusht 2026 u morën rreth 27 milionë lekë dhe bizhuteri me vlerë rreth 5 milionë lekë. Sipas të dhënave të bëra publike nga hetimi, Sinani ka qenë ndër të dyshuarit që në momentet e para pas denoncimit në Komisariatin nr. 6 në Tiranë. Megjithatë, në fazat fillestare të hetimit nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar drejtpërdrejt për vjedhjen. Automjeti që çoi hetuesit te 26-vjeçari Pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë identifikuar një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë vjedhjes. Makina është gjetur e fshehur në një servis...
Burimi:
javanews.al