Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front
Shërbimet ukrainase të inteligjencës pretendojnë se Rusia po përgatitet të mobilizojë rreth 600 mijë ushtarë deri në fund të vitit 2027. Sipas Kievit, vendimi lidhet me humbjet e mëdha të ushtrisë ruse në front dhe rënien e numrit të rekrutëve vullnetarë. Inteligjenca ukrainase vlerëson se vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, Rusia ka humbur rreth 240 mijë ushtarë. Gjatë së njëjtës periudhë, sipas këtyre të dhënave, rreth 232 mijë persona kanë nënshkruar kontrata për t’iu bashkuar ushtrisë ruse. Kievi thotë se rezervat e personave të gatshëm për t’u rekrutuar vullnetarisht janë pakësuar ndjeshëm. Në disa rajone të Rusisë, numri i vullnetarëve ka rënë me 30 deri në 40 për qind krahasuar me një vit më parë. Përballë kësaj situate, Moska ka zgjeruar edhe...
Burimi:
javanews.al