10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë
Një ngarkesë prej më shumë se gjysmë toni kokainë është zhdukur gjatë transportimit nga Portugalia drejt një vendi tjetër europian, duke shkaktuar një zinxhir kërcënimesh, rrëmbimesh dhe hakmarrjesh mes personave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Në qendër të ngjarjes është një 47-vjeçar, i cili u mbajt i rrëmbyer për më shumë se një javë, u dhunua vazhdimisht dhe, sipas Policisë spanjolle, po transportohej drejt një zone të izoluar në provincën e Barcelonës, ku dyshohet se do të ekzekutohej. Sipas hetimeve, pas ngarkesës së kokainës qëndronte një klan narkotrafikantësh me origjinë shqiptare, i cili kërkonte të gjente me çdo kusht mallin e humbur. Gjithçka nisi më 1 gusht, kur disa shoferë kamionësh me origjinë rumune morën në telefonat e tyre një video që mund...
Burimi:
javanews.al