Tepelenë/ Zjarri në fshatin Dragot po përhapet me shpejtësi, e vështirë ndërhyrja

Tepelenë/ Zjarri në fshatin Dragot po përhapet me shpejtësi, e vështirë ndërhyrja

Zjarri mbi fshatin Dragot të Tepelenës vijon prej disa orësh, ndërsa flakët po përhapen në terrenin malor të zonës. Era e fortë po favorizon avancimin e vatrave të zjarrit, duke e bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e tyre. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga i gjithë Qarku i Gjirokastrës, si dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit me mjete, ndërhyrja po kryhet me pompa shpine, në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.