‘Rama jep dorëheqjen’/ Mbyllet protesta e 90-të, qytetarët: Nuk ndalemi!
Pas disa orësh protestë dhe marshim në rrugët e Tiranës, është mbyllur protesta e 90-të kundër qeverisë Rama. Qytetarët u shpërndanë pas përfundimit të protestës, ndërsa gjatë gjithë marshimit nuk munguan thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama. “Arrestoni Ramën”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Qeveri e krimit” ishin ndër thirrjet e protestuesve, të cilat shoqëruan marshimin dhe fjalimet përpara Kryeministrisë. Gjatë fjalimeve, protestuesit akuzuan qeverinë për keqqeverisje dhe kërkuan largimin e Edi Ramës nga pushteti. 90 ditë protestë u mbyllën me të njëjtën kërkesë të qytetarëve: dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës. Nga protesta u përcoll mesazhi i qartë se qëndresa do të vijojë.
Burimi:
syri.net