Mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, shefi i qeverisë jep porosi për “Pasqyrë Albania”

Mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, shefi i qeverisë jep porosi për “Pasqyrë Albania”

Përreth dy orë, kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve të PS, u mblodhën në Vilën e Kuqe në kryeqytet.Burime mediatike bëjnë të ditur se kryeministri Rama ka mbërriti te Vila e Kuqe që në orën 17:00, ndërsa të pranishëm janë edhe disa prej këshilltarëve të tij, si Etilda Gjoni apo edhe drejtori juridik. Ndërkohë i pranishëm në mbledhje mësohet se është edhe drejtori i AKSHI-t, Igli Tafa. Ky takim pason mbledhjet dy ditore në Pogradec dhe mbledhjen e djeshme të qeverisë. Në perimetrin rreth Vilës së Kuqe ka prani të konsiderueshme të efektivëve të Policisë, të cilët po kujdesen për mbarëvajtjen e takimit.Kryesocialisti gjatë mbledhjes dha udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre...